Inflacioni i çmimeve të konsumit në Sllovaki regjistroi një rritje të lehtë në muajin korrik, por duke qëndruar gjithësesi në nivelet më të larta të më shumë se 20 viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, bëhet e ditur sot sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Sllovake të Statistikave. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe 13.2% krahasuar me muajin qershor. Çmimet e konsumit shënuan rritje dyshifrore për të pestin muaj rresht dhe niveli i inflacionit është më i larti në më shumë se dy dekada, deklaroi zyra e statistikave. Vetëm çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike pësuan një rritje vjetore me 19.1% në korrik, kurse çmimet e transportit u rriten me 20.1% për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta të karburanteve. Kostot e shërbimeve ishin 16.1% më të larta se në muajin korrik të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e restoranteve dhe hoteleve u rritën me 19.3%.http://ata.gov.al/2022/08/15/sllovaki-inflacioni-rritet-serish-ne-korrik/
SK– Inflacioni rritet sërish në korrik !!
RELATED ARTICLES