Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISituatë problematike nga reshjet në Pukë e Shkodër!

Situatë problematike nga reshjet në Pukë e Shkodër!

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme (26 shtator), ka sjellë një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës. Në Pukë, sipas informacionit zyrtar të kësaj bashkie, për shkak të prurjeve të përrenjve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë rurale, ura, objekte dhe kanale vaditëse . Sipas të njëjtit burim janë dëmtuar rreth 80 km rrugë. Rruga Qelëz- Ukth- Maja e Mirgës; rruga e Kabashit; rruga Memaj-Buhot janë dëmtuar totalisht; ndërsa ka shkarje masive në rrugët Bicaj-Blinisht- Krovë si dhe në të gjitha rrugët rurale të Njësisë Administrative Gjegjan. Në këtë njësi është dëmtuar dhe kanali vaditës Rras Kuzhen, ura e këtij fshati si dhe çatia e shkollës. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne zonën e Dukagjinit në Shkodër. Si pasojë e prurjeve të përrenjve është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj dhe aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi ne Ndërlyse. Në zonën e Nënshkodrës, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë përmbytur disa hektar tokë në fshatin Bërdicë e Mesme. Në Darragjat rrezikojnë të përmbyten, pasi lumi Buna ka gërryer një pjesë të argjinaturës dhe kjo e fundit rrezikon të shembet. Megjithatë deri tani situata në qarkun e Shkodrës konsiderohet nën monitorim, ndërkohë që institucionet vendore janë vënë në lëvizje për kapërcimin e dëmeve dhe marrjen e masave në terren në zonat me rrezikshmëri të lartë për përmbytje.https://lajme.rtsh.al/artikull/situate-problematike-nga-reshjet-ne-puke-e-shkoder-prurjet-e-perrenjve-demtojne-rruge-e-ura-permbyten-disa-hektare-toke

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments