Situata meteorologjike në vend, temperatura deri në 35 gradë celsius

0
16

Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por pas mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin; të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.