Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESituata e furnizimit me grurë në vend

Situata e furnizimit me grurë në vend

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca deklaroi se, “situata e furnizimit me grurë në vend është nën kontroll”. Në një intervistë televizive ministrja, tha se vitin e fundit në vendin tonë janë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë, teksa po mbahen nën monitorim dhe tregjet ndërkombëtare, në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga lufta në Ukrahinë, që është dhe një nga vendet kryesore eksportuese të grurit. “Nuk ka vend për shqetësim për ndonjë krizë të mundshme gruri, nisur kjo dhe nga situata globale si rezultat të luftës në Ukrainë”, theksoi Krifca. Lidhur me rritjen e çmimeve të imputove bujqësore që ka ndikuar dhe tek kostot e prodhimit te fermerët, Krifca tha se këta të fundit janë ndihmuar me skema mbështetëse, por sigurisht ku nuk mund të jetë një mbulim 100%. “Jemi përpjekur ta menaxhojmë këtë situatë duke i ardhur në ndihmë fermerëve nëpërmjet skemave mbështetëse. Sigurisht që nuk mund të ndikojmë mbi të gjitha kostot e rritura, një pjesë e të cilave janë përkthyer edhe në vlerën e çmimit të mallit që është shitur më pas. Ne kemi krijuar edhe një instrument që është garancia sovrane, ku nëpërmjet një fondi të vënë në dispozicion fermerët mund të marrin kredi dhe të krijojnë rezerva dhe është vënë nëpërmjet aktit normativ, detyrim që rezerva e grurit të jetë për 3 muaj”, deklaroi Krifca. Sipas saj, buxheti për fermerët ketë vit është më i larte i akorduar ndonjëherë në këto 30 vite, 37 milionë dollarë mbështetje te drejtpërdrejtë.

https://ata.gov.al/2022/07/17/krifca-situata-e-furnizimit-me-grure%cc%88-ne%cc%88-vend-e%cc%88shte%cc%88-ne%cc%88n-kontroll/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments