Jo vetëm restaurim dhe muzealizim, por edhe rijetësim dhe shndërrim në magnete të jetës kulturore dhe ekonomike. Ky është synimi i programit EU4Culture, që po zbatohet nga UNOPS Albania në objekte të trashëgimisë kulturore nëpër qytetet e goditura më fortë nga tërmeti i nëntorit 2019. Paralelisht me restaurimin e këtyre objekteve Ministria e Kulturës, UNOPS dhe Qendra Muzeore Durrës, po punojnë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Pasurisë Kulturore dhe Planin e biznesit për një rrjet institucionesh dhe objektesh shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Durrës: Muzeu Arkeologjik, Kulla Veneciane dhe Hamami. Ky plan ka për qëllim mirëmenaxhimin e këtyre aseteve të rralla, mbrojtjen dhe promovimin e tyre. Zbatuar nga UNOPS, EU4Culture synon gjithashtu të rrisë potencialin turistik lokal dhe të krijojë vende pune. atsh