Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASir David Attenborough prezanton “Planet Earth III”

Sir David Attenborough prezanton “Planet Earth III”

Pjesa e tretë e serisë së vlerësuar me çmime të realizuara nga “BBC Studios Natural History Unit”, bashkëprodhuar nga ‘BBC America” dhe “The Open University” pritet të prezantohet së shpejti, sipas BBC.

Departamenti i Historisë Natyrore e “BBC Studios Natural History Unit” ka konfirmuar se Sir David Attenborough do të prezantojë “Planet Earth III”, pjesa e tretë e serisë historike të vlerësuar me çmime.

“Planeti Tokë nuk do të ishte planeti Tokë pa Davidin, kështu që jam i kënaqur që ai po prezanton serinë e tretë. Si gjithmonë, ai ka sjellë entuziazmin dhe mençurinë e tij të madhe, ka qenë inkurajues për perspektivën tonë të re. Më pëlqeu shumë kur pashë mrekullitë e reja të jashtëzakonshme në ekran”tha Mike Gunton, producenti ekzekutiv i “Planet Earth III”.

“Hapja e serialit me Davidin u filmua në fshatin e bukur britanik, pikërisht në vendin ku Charles Darwin dikur ecte ndërsa mendonte për idetë e tij tronditëse për evolucionin”, tha Gunton.

“Dukej vendi i përsosur për Davidin për të prezantuar “Planet Earth III” dhe për të na kujtuar mrekullitë dhe brishtësinë e planetit tonë. ….dhe për të, sigurisht, dielli ndriçoi nën qiellin blu, një nga të vetmet ditë të të gjithë verës!”, shtoi ai.

BBC Studios është një degë e BBC Group me shitje prej 2,1 miliardë paund.

Kompania është ndërtuar në dy fusha operimi, studioja globale e përmbajtjes, e cila prodhon, investon dhe shpërndan përmbajtje globalisht dhe Channels & Streaming, me kanale, shërbime dhe ndërmarrje të përbashkëta të markës BBC në BM dhe ndërkombëtarisht.

Rreth 2,500 orë programe britanike fituese të çmimeve realizohen çdo vit, me mbi 80% të të ardhurave totale të BBC Studios që vijnë nga klientët jo të BBC, përfshirë Discovery, Apple dhe Netflix.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments