Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Singapori posedon pasaportën më të fuqishme në botë

 Singapori posedon pasaportën më të fuqishme në botë

Për pesë vite, Japonia është renditur e para në Indeksin e Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimeve për sa i përket aksesit pa viza dhe aksesit me vizë sipas kërkesës në botë që gëzojnë qytetarë të ndryshëm, sipas “CNN Travel”. Në verën e vitit 2023, Japonia zbriti në vendin e tretë dhe lista u kryesua nga Singapori, qytetarët e të cilit janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në mbarë botën pa viza. Ndërsa Azia ka dominuar prej kohësh në krye të tabelës, në indeksin e krijuar nga kompania me qendër në Londër “Henley & Partners”, Evropa po rikthehet në pozicionin e mëparshëm. Gjermania, Italia dhe Spanja janë ngjitur të gjitha në vendin e dytë, për sa i përket aksesit pa viza në 190 destinacione, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut janë në vendin e tretë, te ndjekura nga Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu dhe Suedia. Qytetarët e këtyre shtatë vendeve të mrekullueshme gëzojnë akses në 189 destinacione pa pasur nevojë për viza paraprake. SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë qenë në një trajektore rënëse që prej vitit 2014, kur te dy vendet mbanin vendin e parë. Por, duket se BM ka bërë një ngjitje e shkëlqyer me dy renditje në vendin e katërt, një pozicion që nuk është mbajtur që nga viti 2017. SHBA-ja, ndërkohë, ka zbritur dy vende të tjera në tetë pikë, me akses në vetëm 183 destinacione pa viza. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments