Balerinët e ”breakdance” mund të vuajnë nga një sindromë e veçantë e quajtur ”headspin hole”, thënë ndryshe ”trauma nga rrotullimi i kokës”, një dëmtim nga mbingarkesa që shkaktohet nga fërkimi i vazhdueshëm i kokës në dysheme gjatë praktikimit të lëvizjes më të famshme të kësaj disipline, rrotullimit të kokës, shkruan corriere.it.

Një balerini danez rreth të tridhjetave iu shkaktua një gungë të madhe në kokë, më shumë se 30 centimetra e gjatë dhe rreth 2,5 centimetra e trashë, e cila u formua gjatë pesë viteve të praktikës intensive të rrotullimit të kokës.

Rasti i tij u përshkrua në revistën mjekësore ”British Medical Journal”.

Thuhet se ai ka praktikuar rrotullimin e kokës pesë herë në javë për vite me radhë, në sesione prej orësh të tëra.

Pacientit kishin filluar t’i binin flokët dhe kishte raportuar siklet dhe dhimbje, aq sa shmangte daljen nga shtëpia pa kapele.

”Ky stres i përsëritur në kafkë, kokë dhe lëkurë ka të ngjarë të shkaktojë inflamacion dhe, me kalimin e kohës, gjakderdhja e lehtë mund të shkaktojë trashje të lëkurës dhe indit të mbresë, duke formuar gungën karakteristike”, shpjegon Sondergaard, një specialist në neurokirurgji dhe autor i raportit.

I riu kërkoi këshilla mjekësore vetëm kur gunga në kokë filloi të rritet me shpejtësi në madhësi.

Ai u operuan dhe tani gëzon shëndet të plotë