Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Sindikata gjermane e medieve paralajmëron gazetarët të mos udhëtojnë në Turqi

 Sindikata gjermane e medieve paralajmëron gazetarët të mos udhëtojnë në Turqi

Sindikata e Federatës Gjermane të Gazetarëve (DJV) ka këshilluar profesionistët e medias kundër udhëtimeve profesionale dhe private në Turqi, pas arrestimit të përkohshëm të një ligjvënësi gjerman në fillim të këtij muaji. “Arrestimi i Gökay Akbulut pasi hyrjes së saj në Turqi në fillim të gushtit, tregon edhe një herë se autokracia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan i konsideron kritikët e tij si armiq militantë të shtetit dhe i persekuton kur ka mundësi ta bëjë këtë,” tha sot Frank Überall, kryetari kombëtar i DJV-së në një deklaratë. “Nëse imuniteti parlamentar nuk të mbron kundër arrestimeve, rreziku për gazetarët është edhe më i madh, shtoi ai. “Akbulut, një ligjvënës nga Partia e Majtë e Gjermanisë, u arrestua në Turqi më 3 gusht. Një urdhër arresti, i cili më vonë u anulua nga autoritetet turke, ishte lëshuar për propagandë të dyshuar terroriste”, tha Akbulut për “Mannheimer Morgen”. Politikania me origjinë turke, e cila, sipas saj, është me prejardhje kurdo-alevi, është anëtare e Bundestagut që nga viti 2017. Ajo ka qenë vazhdimisht kritike ndaj qeverisë turke dhe po bën fushatë për heqjen e ndalimit gjerman mbi aktivitetet e Partisë së Punëtorëve Kurdë PKK. PKK është klasifikuar si organizatë terroriste në Turqi dhe në Bashkimin Evropian. Pas arrestimit të saj, ambasada gjermane në Ankara dhe Ministria e Jashtme Gjermane kishin ndërhyrë duke ndihmuar në lirimin e saj. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ