Nisi sot në Tiranë simpoziumi “Bashkëpunim dhe partneritet me Qeverinë dhe institucionet e tjera”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA). Në kuadër të simpoziumit organizohet një event i madh RETRO në sheshin “Skënderbej”. Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA, në nëntor 2022. Ky event do të bashkojë ekspertë, grupe interesi, dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota për të diskutuar rëndësinë e politikave dhe bashkëpunimit me qeverinë dhe institucionet e tjera për të ruajtur të ardhmen e mjeteve historike, si pjesë e trashëgimisë kulturore.