Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESimone de Beauvoir çel muajin e Frankofonisë

Simone de Beauvoir çel muajin e Frankofonisë

Marsi është shpallur si muaji i Frankofonisë dhe aktiviteti i parë në kuadër të këtij muaji është zhvilluar në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri. Aktiviteti që çeli “Pranverën e Frankofonisë 2023” ishte një diskutim mbi një prej figurave kryesore të lëvizjes feministe, shkrimtaren franceze, Simone De Beauvoir. Të pranishmit diskutuan mbi temën “Seksi i dytë i Simone de Beauvoir dhe shekulli 21”, duke hedhur një veshtrim mbi idetë dhe letërsinë e madhe të De Beauvoir në gjuhën shqipe. Libri ngre pyetjen më thelbësore të feminizmit: Çfarë do të thotë të jesh grua? De Beauvoir e refuzon ekzistencën thjesht biologjike dhe përqendrohet në cilësinë e feminitetit, duke arritur kështu në thënien e saj më të famshme: “Një njeri nuk lind, por bëhet grua”. Prof Edmond Tupe, Prof Irena Myzeqari, botuesja Arlinda Dudaj dhe përkthyesja Feride Papleka, folën mbi idetë e De Beauvoir në shek. XXI. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ