Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT Silvinjo: Jemi para një finaleje, luajmë vetëm për tre pikët

 Silvinjo: Jemi para një finaleje, luajmë vetëm për tre pikët

Kur ka mbetur një ditë nga ndeshja e parë ‘finale’ e muajit nëntor ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, trajneri Silvinjo ka dalë në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ‘Zimbru’ në Moldavi. Tekniku brazilian theksoi rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa vlerësoi maksimalisht edhe ekipin kundërshtar. Trajneri Silvinjo u shpreh se skuadra kuqezi do të hyjë në fushë nesër vetëm për të marrë tre pikët, pasi kjo është finalja e parë e këtij muaji dhe një ndeshje mjaft vendimtare për Shqipërinë. Tekniku i Kombëtares shqiptare nënvizoi se gjendja e ekipit është mjaft e mirë dhe nuk ka asnjë problem, me lojtarët që po punojnë me seriozitetin e duhur për këtë sfidë. “Në futboll gjithmonë luhet vetëm për fitore, nëse dy skuadra barazojnë do të thotë që asnjë ekip nuk ishte i aftë për të fituar dhe barazimin unë e shoh si pasojë e lojës, jo si një objektiv për skuadrën kur hyn në fushë”, tha Silvinjo. “Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale nesër, një ndeshje shumë vendimtare dhe të rëndësishme. Edhe lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe kjo është diçka pozitive. Janë të ndërgjegjshëm për faktin që s’ka mbaruar asgjë akoma sa i përket kualifikimit. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në shtëpi ndaj Çekisë dhe jemi përgatitur për finalen që kemi nesër”, u shpreh tekniku brazilian. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në Kishinau (Chisinau), për duelin e parafundit në Grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë u mjafton djemve të Sylvinjos për të shkuar zyrtarisht në fazën finale të “Gjermani 2024”, ndërsa “Zimbru Stadium”, do të jenë 800 tifozë kuqezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments