Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e Elite Youth Development Academy, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner.Në fund, trajneri Silvinjo dha disa këshilla për kuqezinjtë e vegjël, ku theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje dhe frymës së grupit në skuadër.

“Besoni te vetja juaj, nëse duhet të qani, qani, nëse duhet të qeshni, qeshni, bëni më të mirën e mundshme. Ti nuk luan mirë të dielën sepse je stërvitur mirë të shtunën. Ti luan mirë të dielën, sepse je stërvitur 100 ditë njësoj. Ka ditë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është diçka njerëzore, por duhet të përgatitesh për ditën tjetër, pa u ankuar kurrë.
Qëndroni afër me njëri tjetrin, sepse në fushë njëri vrapon për tjetrin me më shumë kënaqësi. Këtë kërkojmë nga ekipi ne si staf”, tha ndër të tjera Silvinjo në takimin me djemtë e “Elite Youth”.

Në javët në vijim, djemtë e Elite Youth Academy do të kenë aktivitete të tjera të kësaj natyre, në përputhje me qëllimin e edukimit të tyre përtej futbollit.