Për të gjithë emigrantët që kthehen në atdhe për të pushuar, sigurimi vullnetar është një mundësi e mirë për të plotësuar vitet e munguara të vjetërsisë, me qëllim përfitimin e një pensioni më të lartë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bën të ditur se personat që sigurohen për vitin korent kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale.
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga VKM në periudhën kur bëhet pagesa.
Kuota mujore e sigurimit vullnetar për pagën minimale është aktualisht 8 mijë e 640 lekë në muaj