Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISiguria ushqimore, AKU në sistemin e alarmit të BE

Siguria ushqimore, AKU në sistemin e alarmit të BE

Sistemi europian për sigurinë ushqimore RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për kafshë) mundëson informimin efikas midis vendeve anëtare në lidhje me situatën epizotike për sigurinë ushqimore, si dhe marrjen e masave përkatëse nga çdo shtet për rastet që paraqiten. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të njoftimeve të ardhura nga BE për Shqipërinë nëpërmjet sistemit RASFF gjatë periudhës janar-gusht 2023 shënon 23 njoftime të ardhura, ndërsa për të njëjtën periudhë për vitin 2022 shënohen 30 njoftime. Referuar njoftimeve të dërguara nga Shqipëria drejt RASFF për periudhën janar – gusht 2023 Shqipëria ka kryer 16 njoftime. Treguesi në rritje i marrjes së mostrës dhe kontrollit vendas, është reflektuar me katërfishim të njoftimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. AKU bën të ditur se, intensifikimi i këtij bashkëpunimi është i lidhur ngushtë edhe me punën që po bëhet për përmbushjen e detyrimeve në drejtim të sigurisë ushqimore, për procesin e integrimit të vendit në BE, e cila po vijon me rigorozitet dhe profesionalizëm të lartë, falë edhe shkëmbimit të eksperiencave dhe trajtimeve të ndryshme edhe me ekspertët ndërkombëtar. BE-ja ka një nga standardet më të larta të sigurisë ushqimore në botë, kjo falë grupit solid të legjislacionit të BE-së në fuqi, për të mbajtur ushqimin të sigurtë. Si pjesë e mjeteve të sigurisë ushqimore, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin (RASFF) u krijua për të siguruar shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare për të mbështetur reagimin e shpejtë nga autoritetet e sigurisë ushqimore në rast të rreziqeve për shëndetin publik që vijnë nga zinxhiri ushqimor. Shqipëria është anëtare në RASFF me të drejta dhe përgjegjësi të plota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments