Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESiguria ushqimore, AKU mbi 2 mijë inspektime

Siguria ushqimore, AKU mbi 2 mijë inspektime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer në shkallë vendi 2003 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë javës 24-30 korrik. Sipas AKU-së, 1463 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar dhe 540 kontrolle janë kryer në terren. Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar 2189 kg produkte ushqimore dhe asgjësuar 45 kg, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum. Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 14 masa administrative gjobë, me vlerë totale 2 600 000 lekë dhe ka dhë 84 paralajmërime për respektimin e standardeve. AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njoftoi se kontrollet janë intensifikuar në çdo drejtim për garantimin e shëndetit të konsumatorëve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments