Siguria ushqimore: 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve

0
2

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se certifikata e lëvizjes së kafshëve garanton sigurinë ushqimore, parandalon përhapjen e sëmundjeve infektive dhe siguron shëndetin e kafshëve gjatë transportit.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe për mbrojtjen e interesave shëndetësore të konsumatorëve, duke siguruar që transporti të kryhet në përputhje me normat,” tha Denaj.