Sunday, October 6, 2024
HomeSOCIALESiguria në qarkullim në tunelin e Llogorasë

Siguria në qarkullim në tunelin e Llogorasë

Me hapjen e tunelit të Llogorasë, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë në të dhe qarkullimit normal të mjeteve. Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e TNT (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca). Gjatë një inspektimi sot, ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte një apel për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhrat e udhëzimet përkatëse. “Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut”, u komunikoi Balla, autoriteteve vendore. Së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore do të vendosë gjithashtu radarë të shpejtësisë dhe sinjalistikë vertikale për të siguruar që çdo shkelës i rregullave të qarkullimit të ndëshkohet, e parandaluar kështu ngjarje me pasoja në këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments