Ky program përfaqëson një nismë të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Brendshme, ku ndihmës-specialistët për edukim, oficerët e sigurisë dhe mësuesit janë angazhuar në zhvillimin e takimeve informuese në çdo qark të vendit.Qëllimi i këtyre takimeve është të adresohen sfidat që përjetojnë të rinjtë, të kuptohen më mirë shqetësimet e tyre dhe të promovohet një mjedis arsimor i sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës.





