Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISi të ruani vajin e ullirit

Si të ruani vajin e ullirit

Një produkt i shkëlqyer i një diete të shëndetshme mesdhetare, vaji i ullirit ekstra i virgjër është shume i çmuar jo vetem në kuzhinë por edhe për shëndetin. Është gjithashtu një ushqim i pasur me substanca të dobishme për trupin duke përfshirë polifenolet dhe acidet yndyrore esenciale dhe ruajtja në mënyrën duhur na lejon të përftojmë lëndët ushqyese me kalimin e kohës dhe kështu të gëzojmë të gjitha vetitë e tij organoleptike. Si të ruani vajin e ullirit Rekomandohet gjithmonë të zgjidhni një vaj ulliri ekstra të virgjër cilësor sepse është një “ilaç” i vërtetë për trupin. Por pasi të blihet është thelbësore të dini se si ta ruani saktë në mënyrë që vetitë e tij organoleptike të mos ndryshojnë me kalimin e kohës. Në fakt, vaji është një produkt që qëndron gjatë ndonjëherë edhe disa muaj prandaj duhet të dimë të gjitha truket për ta ruajtur në mënyrën më të mirë . Para së gjithash duhet të zgjidhni vendin ku do ta mbani. Drita dhe nxehtësia janë dy elementë që mund të kërcënojnë integritetin e vajit të ullirit ekstra të virgjër duke bërë që ai të prishet para kohe. Ruajtja e tij në një mjedis larg burimeve të nxehtësisë dhe rrezet e diellit është sekreti i parë për ta mbajtur atë të mirë për një kohë gjatë. Në rast se është e pamundur ta mbani në një vend të mbyllur, të mbrojtur nga rrezet e diellit është më mirë të zgjidhni enë të errëta ose që nuk lejojnë të kalojë drita në mënyrë që të ruani më mirë përmbajtjen e saj. Përsa i përket nxehtësisë, është mirë të dini se vaji i ullirit duhet të ruhet në temperatura ndërmjet 12° dhe 18°C , nëse e mbani në kuzhinë duhet ta vendosni gjithmonë larg sobës për të mos u ngrohur. Në mënyrë të ngjashme, në dimër duhet të keni kujdes që ta ruani në vende ku temperaturat bien shumë sepse edhe i ftohti mund të ndryshojë vetitë e tij organoleptike dhe ushqyese. Prandaj idealja do të ishte të zgjidhni një mjedis të freskët, të thatë dhe të errët , ku nuk është shumë ftohtë. “Armiku” i fundit i vajit të ullirit ekstra i virgjër është ajri, kur bie në kontakt me të fillon një proces oksidimi i cili me kalimin e kohës çon në prishje. Përveç shmangies së mbajtjes së shishes të hapur më gjatë se ç’duhet, mbylljes së saj fort menjëherë pas përdorimit, është më mirë të siguroheni që ena e përdorur të mos jetë shumë e madhe. Nëse blini vaj ulliri në sasi të mëdha duhet ta hidhni menjëherë në shishe më të vogla sepse në këtë mënyrë do të shmangni që produkti të mbetet shumë në kontakt me ajrin.https://lajme.rtsh.al/artikull/vaji-i-ullirit-dhe-truket-e-pagabueshme-per-te-ruajtur-vetite-e-tij-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments