Sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje live në Klan News tregoi se ditën e sotme moti pritet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. “Dita e premte në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Vetëm kalime të pakta të vranësirave priten në orët e pasdites dhe vonë në mbrëmje. Kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat malore”, u shpreh ai. Ndërkohë edhe e shtuna pritet të vijojë me mot të qëndrueshëm. E diela më pas do të risjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore, por në orët e vona priten të përmirësohen kushtet e motit. “Sa i përket ditës së shtunë do të vijojë të jetë mot i qëndrueshëm edhe pse vranësirat do të jenë disi më prezente në territorin shqiptar nuk priten reshje. Parashikohet që e diela në pjesën e dytë të ditës t’i bëjë vranësirat më të dukshme në territorin shqiptar duke krijuar kështu mundësira për reshje të pakëta shiu në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës. Por presim përmirësim të kushteve të motit në orët e vona të mbrëmjes. Është një interval 6-orarsh që krijon mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore në territorin shqiptar”./tvklan.al