Pas Covid-19, numri i punonjësve që u drejtohen agjencive që ndihmojnë ata që kanë turp të japin dorëheqjen nga puna, është rritur në Japoni.
Një veprim si dorëheqja, që në Perëndim ka një vlerë çlirimi shpirtëror, në kulturën japoneze disa e përjetojnë me shumë vështirësi.
Siç thotë CNN në një raport, krijimi i agjencive enkas për këtë gjest ndihmon largimin nga puna pa stres.
”Disa njerëz vijnë tek ne, pasi letra e dorëheqjes u është grisur tre herë dhe punëdhënësit nuk i lënë të shkojnë”, thotë pronari i një agjencie të dorëheqjes.
Në Japoni, paraqitja e dorëheqjes mund të shihet si forma përfundimtare e mosrespektimit në ekonominë e katërt më të madhe në botë, ku punëtorët tradicionalisht qëndrojnë me një punëdhënës për dekada, nëse jo për gjithë jetën.
Në rastet më ekstreme, shefat e inatosur grisin letrat e dorëheqjes dhe detyrojnë punonjësit të qëndrojnë.
Kjo është arsyeja pse pasi pandemia dhe vitet e punës nga shtëpia shtynë edhe disa nga punëtorët më besnikë të Japonisë të reflektojnë mbi kuptimin e punës së tyre, sektori i agjencive ka lulëzuar.
Kostot e agjencive që ndihmojnë shkëputjen nga puna vërtiten pak a shumë tek shifra e 150 dollarëve