Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETASi do të eliminohen turbulencat në fluturimet me avionë?

Si do të eliminohen turbulencat në fluturimet me avionë?

Gjatë fluturimit, një takim me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike, shkruan focus.it. Më 31 gusht 2023, një aeroplan i ”Delta Airlines” që ngrihej nga Milano dhe nisej për në Atlanta përjetoi turbulenca të forta gjatë afrimit në aeroportin Hartsfield – Jackson: 11 persona ishin i plagosur dhe transportuar në spital menjëherë pas uljes, ndërsa në mars 2023, një person vdiq nga lëndimet e marra gjatë turbulencave në një fluturim nga New Hampshire në Virxhinia. Me pak fjalë, nuk ka asgjë për të bërë shaka me turbulencat. Por a është e mundur të eliminohen apo të zvogëlohen pasojat e saj? Një start-up amerikan, Turbulence Solution, po përpiqet, duke zhvilluar një teknologji të aftë për të ndihmuar pilotët, pasagjerët dhe aeroplanët të kalojnë nëpër turbulenca pa dëmtime. Sistemi është në përgjithësi i thjeshtë: kur aeroplani ndeshet me një zonë veçanërisht të stuhishme me shpërthime të forta ere që vijnë nga drejtime të ndryshme, ai modifikon gjeometrinë e krahëve në kohë reale për të ruajtur stabilitetin.

Një seri sensorësh presioni të montuara në pjesën e jashtme të pajisjes zbulojnë forcën dhe drejtimin e rrymave dhe rregullojnë në mënyrë dinamike pozicionin e flapave, timonit dhe parametrat e shtytjes së motorëve. Në këtë mënyrë piloti mund të mbajë rrugën e planifikuar dhe të shmangë devijimet, vonesat dhe konsumin shtesë të karburantit. Sipas kompanisë, sistemi është në gjendje të zvogëlojë efektet e turbulencës me 80% dhe është veçanërisht i përshtatshëm për aeroplanët e vegjël që janë më të ndjeshëm ndaj rrymave, por mund të përdoren edhe në avionë të mëdhenj komercialë. Teknologjia tashmë është testuar me sukses në avionë të vegjël turistikë: objektivi i kompanisë tani është të vazhdojë kërkimin dhe të zgjerojë përdorimin e saj për ta bërë udhëtimin ajror më të rehatshëm dhe të sigurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ