Sunday, November 24, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITSi do jetë moti në fundjavë?

Si do jetë moti në fundjavë?

Moti pritet që të jetë i kthjellët ditën e sotme dhe përgjatë gjithë fundjavës. Sinoptikani Hakil Osmani tha gjatë një lidhjeje live për Klan News se mund të ketë kalime të pakta vranësirash, por këto do të ndodhin në zonat malore. Megjithatë gjatë fundjavës nuk priten reshje. “Sa i përket fushave atmosferike mbetemi në dominimin e kthjellimeve tërësisht në pjesën e parë të ditës sot. Por pjesa e ditës do të sjellë kalimin e pakët të vranësira. Më të fokusuara këto vranësira do të jenë në zonat malore. Përsa i përket fundjavës, orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta. Ndërsa në zonat malore do të kemi kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që këto vranësira të bëhen disi më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. Kryesisht gjatë ditës së diel do të jenë më prezente, por nuk pritet të kemi reshje në territor”, u shpreh Osmani. Osmani tha se do të ketë rritje temperaturash. “Gjatë fundjavës do të kemi sërish temperatura më të larta sesa janë normale për muajin Tetor duke bërë që maksimumi të luhaten rreth vlerave 26 apo 27 gradë celsius. Edhe vlerat minimale pritet të kenë një rritje lehtë të tyre duke u luhatur 8 deri në 9 gradë celsius në vendet malore”, tha sinoptikani./tvklan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments