Pas përpjekjeve intensive nga autoritetet është normalizuar situata dhe janë shuar zjarret në masivin pyjor me pisha në kodrat e Peshtanit në Fier. Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se, pas 4 ditësh punë intensive në terren nga efektivat e zjarrëfikëseve të Fierit dhe me ndihmën e helikoprerit nga ajri u bë e munduar shuarja e plotë e të gjitha vatrave të zjarrit që përfshinë kodrat me pisha në zonën e Peshtanit. Balla shprehu mirënjohje dhe falenderime për efektivat e zjarrëfikësve dhe Forcat e Armatosura të cilat u përfshinë në këtë operacion të vështirë. Ministri tha se për zjarrvënësit do të ketë ndëshkim sipas ligjit. atsh