Këshilli i Ministrave miratoi sot një shtesë në vendimin “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtjen ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, dhe për krijimin e taskforcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”. Vendimi parashikon shtyrjen e qëndrimit deri në datën 17 shtator 2023, për personat që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe u përfundon afati i qëndrimit. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. atsh
Shtyhet deri në 17 shtator qëndrimi i ukrainasve në Shqipëri
RELATED ARTICLES