Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEShtyhet deri në 15 shtator dorëzimi i pasqyrave financiare të vitit 2021

Shtyhet deri në 15 shtator dorëzimi i pasqyrave financiare të vitit 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj informoi sot se shtyhet deri në 15 shtator afati i dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2021. Në 25 korrik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se “bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”. Ndërkohë sot Qendra Kombëtare e Biznesit bëri të ditur se “duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditët e fundit, për kryerjen me sukses të aplikimeve për depozitimin e pasqyrave financiare të vitit raportues 2021, njoftojmë se, bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, afati i depozitimit të tyre shtyhet deri në datë 15 shtator 2022”. QKB ka përcaktuar edhe afatin e ri të dorëzimit, duke u dhënë bizneseve edhe gjashtë javë kohë për dorëzimin e pasqyrave financiare.https://ata.gov.al/2022/08/01/shtyhet-deri-ne-15-shtator-dorezimi-i-pasqyrave-financiare-te-vitit-2021/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ