Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAShtresat e akullit në Antarktik mund të zhduken më shpejt nga sa...

Shtresat e akullit në Antarktik mund të zhduken më shpejt nga sa pritej

Sipas një studimi shtresat e akullit në Antarktik, mund të shkrihen më shpejt sesa pritet. Studimi u publikua në revistën “Nature”, dhe u krye një grup shkencëtarësh nga Universiteti Newcastle në Britani të Madhe, i cili shqyrtoi rritjen e nivelit global të deteve. Shkencëtarët zbuluan se shtresat e akullit në brigjet e Norvegjisë tërhiqen deri në 600 metra në ditë. Si rezultat i hulumtimeve, është konstatuar se masat akullnajore në Antarktik tërhiqen më shumë se 30 metra në ditë. Përveç kësaj, për shkak të ndryshimeve klimatike shtresat e akullit që shkrihen në Antarktik shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane me rreth 1 centimetër. Rezultati i hulumtimit do të hedhë dritë sesa shpejt mund të shkrihet akulli në Groenlandë dhe Antarktik dhe të rrisë nivelet globale të deteve. Christine Batchelor nga Universiteti Newcastle në deklaratën e saj për BBC lidhur me temën tha se nëse vazhdon rritja e temperaturës në këtë mënyrë do të rriten nivelet e oqeaneve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments