Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEShtohet numri i kontribuesve të fondeve private të pensioneve

Shtohet numri i kontribuesve të fondeve private të pensioneve

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri i kontribuuesve në fondet private të pensioneve për periudhën janar–qershor të këtij viti arriti në 35 700, duke shënuar një rritje prej 6.3%, krahasuar me fundin e vitit 2021. Fondeve private të pensioneve u janë shtuar rreth 2200 kontribuues në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga AMF për tregun e pensioneve private vullnetare ka një total asetesh neto prej më shumë se 5.13 miliardë lekë, ose mbi 43 milionë euro, një rritje kjo prej 542 milionë lekë ose 11.83% krahasuar me vitin 2021. Gjatë periudhës janar-qershor 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments