Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAShtohen turistët nga Kosova në bregdetin shqiptar

Shtohen turistët nga Kosova në bregdetin shqiptar

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, shtetas nga Kosova dhe turistë të huaj. Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet bie në sy edhe një rritje e numrit të qytetareve që dalin nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit. E njëjta situatë me rritjen e fluksit të hyrje daljeve është edhe në doganat e tjera të Hanit të Hotit, Grabomit dhe Gërcarit. Por, numri i lartë i vizitorëve ka sjellë trafik kilometrik në hyrjen e qytetit të Shkodrës. Automjetet nga qyteti, dogana e Hanit të Hotit, Muriqanit dhe pika turistike e Shirokës, bashkohen të gjitha në një rreth-rrotullim dhe në urën e vjetër të Bahçallekut duke sjellë pritje dhe radhë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments