Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEShtohen 100 mjekë specialistë

Shtohen 100 mjekë specialistë

Pesë mjekë të rinj i janë shtuar spitalit rajonal të Vlorës, për të garantuar shërbim të specializuar për banorët e qytetit bregdetar. Kryeministri Edi Rama teksa ndau videon e vizitës së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Vlorës, tha se “flitet shpesh hera-herës për mungesë mjekësh e infermierësh, por kjo është një plagë që i përket të kaluarës, qysh se ata që sot janë rreziku i Shqipërisë dhe bërtasin “Shqipëria në rrezik!”, e çuan shëndetësinë në fund të pusit, duke mbyllur edhe specializimet në mjekësi për katër vjet rresht dhe krijuar një boshllëk të jashtëzakonshëm. Sot e kemi kaluar fazën e mbushjes së boshllëkut dhe po rrisim kapacitetet si kurrë më parë. Janë plot 100 mjekë të rinj specialistë, që janë bërë së fundmi pjesë e spitaleve rajonale dhe bashkiake në të gjithë vendin”. Ministrja Manastirliu tha se “jam e bindur që mjekët e rinj do t’i plotësojnë këto nevoja të shtuara edhe përgjatë fluksit të verës padyshim që është nevojë për të pasur më shumë mjekë të atashuar. Por mbi të gjitha, edhe në kuadër të programit tonë të përgatitjes së mjekëve specialistë, edhe të hapjes së specializimeve çdo vit; janë më shumë se 1700 kuota të specializimeve që janë hapur në këto 8 vite. Edhe çdo vit përfundojnë mjekë të rinj specializimin, duke u atashuar pranë spitaleve rajonale. Këtë vit kemi 100 mjekë të rinj të cilët tashmë janë atashuar në spitalet tona nga veriu në jug jo vetëm në spitalet rajonale, por edhe në spitalet bashkiake. Lajmi i mirë për Vlorën, është që i shtohen 5 mjekë specialistë: kardiolog, neurolog, imazherist, pediatër dhe mjeku i urgjencës”.https://ata.gov.al/2022/08/05/shtohen-100-mjeke-specialiste-pjese-e-spitaleve-rajonale-dhe-bashkiake/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments