Në Shqipëri turizmi malor ka rritje të ndjeshme vitet e fundit. Veçanërisht alpet shqiptare janë ndër më të vizituarat. Bukuria e tyre ka tërhequr mijëra turistë të shumtë që kërkojnë të sodisin panoramën madhështore të tyre. Shtigjet që të ngjisin drejt majave të tyre janë të shumta, por miratimi i rregullores së re ndihmon në standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike, thotë alpinisti Kastriot Faci. 

Rregullorja ngarkon me përgjegjësi edhe institucionet vendore veç atyre qëndrore si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, AKZM dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor.

Alpinisti Faci thotë se miratimi i rregullores së re pritet të ketë ndikimin e vet pozitiv në turizmin malor në aspektin infrastrukturor dhe logjistik.