Në Spanjë, 17% e popullsisë as nuk studion dhe as nuk punon. Një shifër mbi mesataren e OECD prej 15%. Por pse po ndodh kjo?
Për vite me radhë, Spanja ka vuajtur nga një fatkeqësi e vazhdueshme: ajo mbetet një nga vendet evropiane me përqindjen më të lartë të të rinjve të moshës 18 deri në 24 vjeç, të cilët as nuk studiojnë e as nuk punojnë.
Me 17%, është mbi mesataren e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) prej 15%, sipas raportit të fundit Arsimi në një vështrim për vitin 2023.
Ndër vendet e BE-së, Republika Çeke, Italia dhe Rumania kanë përqindje më të larta (përkatësisht 31%, 24% dhe 22%), ndërsa Greqia ka një përqindje të ngjashme me Spanjën.
Në anën tjetër të shkallës janë Suedia, Norvegjia dhe Gjermania, ku përqindja e personave joaktivë është nën 10%.
“Është e vështirë të gjesh një punë në Spanjë sepse shumica e ofertave të punës kërkojnë përvojë dhe nuk mund të fitosh përvojë nëse nuk të jepet kurrë mundësia. Gjithashtu, pagat janë mjaft të ulëta në krahasim me çmimet në rritje të çdo gjëje”, tregojnë njëzëri disa të rinj.
Për disa ekspertë, problemi qëndron në “një kombinim shpërthyes”.
“Shumë të rinj po e braktisin shkollën. Spanja ka numrin e dytë më të madh të braktisësve të hershëm të shkollës në Bashkimin Evropian, pas Rumanisë. Përveç kësaj, vendi ka shumë të rinj të papunë, është lideri absolut në papunësinë e të rinjve.“
Ndërsa disa vende kanë arsim të detyrueshëm deri në moshën 18 vjeç, në Spanjë është 16 vjeç.
“Realiteti i punësimit është se një i ri nën 18 vjeç nuk punësohet askund, kështu që pse ta lëmë ta braktisë shkollën në moshën 16 vjeç?”
Brenda spanjollëve ka dy profile të ndryshme: joaktivët dhe të papunët. Ata të gjithë as nuk studiojnë e as nuk punojnë, por ka disa që kërkojnë dëshpërimisht punë dhe të tjerë që nuk duan.
Ndërsa Spanja ende po përpiqet të bjerë poshtë renditjes, vendet e tjera të BE-së kanë vite që mburren me shifrat e tyre.
Problemi i vendit të Evropës Jugore është edhe tregu i paqëndrueshëm i punës dhe arsimi që ndonjëherë braktiset shumë herët, por sekreti i vendeve të tjera është pikërisht t’i kushtojnë vëmendje zhvillimit të nxënësve në klasë.
“Vendet nordike kanë një traditë të gjatë të një sistemi arsimor të shansit të dytë. Një arsye për këtë është se shteti i mirëqenies u ndërtua nga socialdemokratët dhe mundësia që njerëzit e klasës punëtore të merrnin një arsim ishte një qëllim i rëndësishëm”.
Një arsye tjetër e theksuar nga eksperti është se Suedia ka legjislacion që i bën komunat përgjegjëse për ndjekjen e të rinjve që kanë braktisur shkollën, dhe programe speciale të mesme të larta, ose kolegje profesionale, për studentët që nuk kanë nota mjaftueshëm të mira për më shumë.
Franca është një shembull tjetër i një vendi që i kushton vëmendje të veçantë arsimit.