Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShtëpia e Bardhë,njofton amerikanët që të largohen menjëherë nga Rusia

Shtëpia e Bardhë,njofton amerikanët që të largohen menjëherë nga Rusia

Qeveria amerikane ka rinovuar ftesën e saj për qytetarët amerikanë që të largohen nga Rusia menjëherë pas arrestimit të një gazetari amerikan, i cili ka habitur Uashingtonin. ”Prania e qytetarëve amerikanë në Rusi është thellësisht shqetësuese, theksoi John Kirby, koordinator i komunikimit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Rusia ka njoftuar se ka arrestuar reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pasi dyshohet se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara. Kirby tha se arrestimi i Gershkovich dhe akuzat kundër tij erdhën si befasi. Nuk kishte asnjë paralajmërim dhe asnjë tregues se Rusia po planifikonte ndonjë lloj aksioni madhor kundër gazetarëve në përgjithësi. Departamenti Amerikan i Shtetit ka këshilluar tashmë qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Rusi, edhe për shkak të rrezikut të ndalimit të paligjshëm. ”Nuk është asgjë e re për Rusinë të arrestojë qytetarët amerikanë ose të godasë një shtyp të lirë dhe të pavarur”, tha Kirby. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments