Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAShtëpia e Bardhë: Serbia po kryen një dislokim “të madh” ushtarak përgjatë...

Shtëpia e Bardhë: Serbia po kryen një dislokim “të madh” ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën

Serbia po kryen një dislokim “të madh” ushtarak përgjatë kufirit të saj me Kosovën, deklaroi Shtëpia e Bardhë duke shprehur shqetësimin për implikimet për stabilitetin rajonal. Aleanca ushtarake e NATO-s tha më herët se kishte autorizuar vendosjen e forcave shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas betejës së fundjavës së kaluar midis një grupi të paidentifikuar serb dhe policisë së Kosovës. ”Operacioni ushtarak serb në kufi përfshin një vendosje “të paprecedentë” të artilerisë, tankeve dhe trupave”, theksoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. “Ne i kërkojmë Serbisë që të tërheqë forcat e saj nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionin,” theksoi ai nga Uashingtoni. Kosova u nda nga Serbia në vitin 1999 me ndihmën e NATO-s pas një konflikti të armatosur. Vendi, i populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë në vitin 2008.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments