Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShtëpia e Bardhë ndalon përdorimin e TikTok për administratën

Shtëpia e Bardhë ndalon përdorimin e TikTok për administratën

Shtëpia e Bardhë u dha agjencive federale 30 ditë kohë për të fshirë TikTok-un nga të gjitha pajisjet elektronike të qeverisë. ”Ky është një hap vendimtar për adresimin e rreziqeve që aplikacioni paraqet ndaj të dhënave të ndjeshme të qeverisë”, thotë Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit. “Administrata Biden ka investuar në mbrojtjen e infrastrukturës sonë digjitale. Kjo është pjesë e angazhimit të administratës për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e amerikanëve”, shtoi ajo. Edhe Komisioni Evropian ka udhëzuar punonjësit e tij që të heqin aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre privatë dhe të korporatave. KE-ja, e cila funksionon si organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të mediave sociale TikTok për punonjësit e saj për arsye sigurie. Në këtë kontekst, të gjithë punonjësit e KE-së u udhëzuan të hiqnin aplikacionin nga pajisjet e tyre personale. Institucionet e tjera të BE-së, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE), pritet të ndërmarrin hapa të ngjashëm në të ardhmen e afërt. TikTok-u, në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë, shkakton shqetësime për sigurinë kombëtare në disa vende. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments