Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShtëpi të huaja botuese aplikojnë për Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe

Shtëpi të huaja botuese aplikojnë për Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe

12 shtëpi botuese të huaja kanë aplikuar në Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe në gjuhë të tjera. Çdo vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet përkthimin e 6 veprave shqipe në gjuhë të huaj. Në këtë edicion të fondit, kanë aplikuar shtëpi botuese edhe nga vende përtej Europës, si p.sh shtëpia botuese egjiptiane “Al Arabi Publishing and Distributing”, e cila ka botuar në arabisht romanin “Valsi i lumturisë” të shkrimtarit Ylljet Aliçka. Një tjetër libër i tij, “Histori njerëzish të zakonshëm”, është botuar në italisht nga “Lit Edizioni”. Libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Vajza e Agamemnonit”, përkthyer nga Vasilij Tyhin, është botuar në gjuhën ruse nga Ivan Limbakh Publications, ndërsa “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është botuar nga shtëpia botuese “Bora Babic”, me përkthimin e të mirënjohurit Esad Mekuli. Të tjerë emra të njohur të letrave shqipe që janë botuar në gjuhë të huaja janë: Arian Leka, Ledia Dushi, Namik Dokle, Shemsi Mehmeti, Maklena Nika, Olimbi Velaj, Manjola Nasi e Artur Spanjolli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments