Shtegu i Ngjyrave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik vijon të mbetet destinacioni më i preferuar i turizmit malor për turistët vendas e të huaj. Peizazhi mahnitës dhe fusha me lule shumëngjyrëshe janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore. Shtegu i Ngjyrave fillon nga Shishtaveci deri në Çajë. Ai është 13 km i gjatë dhe ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ai është i përshtatshëm edhe për zhvillimin e sportit Mountine Bike. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh alpin.