E keni problem të bini në gjumë pas një dite të ngarkuar, pavarësisht një shtrati të rehatshëm dhe jastëkë të butë? Më poshtë disa ushqime që duhet t’i përfshini në dietën tuaj ushqimore që qetësojnë trupin dhe mendjen për një gjumë më të mirë.  

Banane

Bananet, mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe për një proces normal të gjumit. Për efekt më të mirë, ato duhet të hahen gjatë pasdites ose në darkë.

Mjalti

Mjalti është një aleat i mirë për shëndetin. Një lugë çaji mjaltë në çaj ose qumësht të ngrohtë është një mjet i provuar relaksimi. Ai përmban përbërës që ndihmojnë në qetësimin e mendjes.

Bajame

Bajamet përmbajnë kalium dhe vitaminë B, të cilat ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor. Ato përmbajnë gjithashtu proteina, e cila ndihmon në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjumit, kështu që mund të ulin adrenalinën.

Vezët

Vezët janë ndër ushqimet më ushqyese, të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Darka perfekte për një gjumë të mirë? Sallatë perimesh me vezë të zier.

Tërshëra

Bollguri përmban përbërës që nxisin gjumin: kalcium, magnez, silikon, fosfor dhe kalium, ndaj sugjerohet të konsumohet para gjumit.

Arra

Arrat mund të rrisin nivelet e serotoninës dhe gjithashtu përmbajnë triptofan dhe magnez. Ngrënia e tyre para gjumit, ka efekt relaksues, duke bërë qe te keni një gjumë më të mirë.

Salmon

Salmoni dihet se përmban vitaminë B6 e cila është e rëndësishme në prodhimin e melatoninës. Salmoni i pjekur është një ide e shkëlqyeshme për një darkë të shëndetshme dhe të shijshme që do të ndihmojë gjithashtu në gjumë të thellë.