Prezenca prej shumë ditësh e masave ajore të paqëndrueshme do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar; KU orët e paradites megjithëse nisin me kthjellime dhe vranësira të lehta NDERSA mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu KU më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qënder, nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në zonat Verilindore. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet ndërpreje e reshjeve në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.
ShqipëriaMoti-E Mërkurë, 14 Qershor 2023
RELATED ARTICLES