Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria, vendi me sasinë më të madhe të parasë “cash”

Shqipëria, vendi me sasinë më të madhe të parasë “cash”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në bazë të statistikave të organizatave dhe organizmave ndërkombëtarë, Shqipëria është vendi me sasinë më të madhe të parasë “cash” në qarkullim në Europë. I pranishëm në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e realizimit të amnistisë fiskale, për të garantuar formalizimin e të gjitha të ardhurave nga puna e shqiptarëve në diasporë. “E dimë shumë mirë të gjithë, e dinë edhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët prej dekadash japin kontributin e tyre që ekonomia informale nuk është një territor i vendeve në zhvillim si Shqipëria, por ekziston edhe në vendet e zhvilluara. Puna në të zezë, pagesat në ‘cash’ për punë të paregjistruara si të tilla, janë një konstante edhe në vendet e zhvilluara”, tha Rama. Kryeministri theksoi se shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që janë punëtorë të jashtëzakonshëm dhe që me sakrifica të jashtëzakonshme e kanë ndërtuar jetën e tyre në emigracion duke bërë nga dy ose tre punë. “Amnistia fiskale duhej të bëhej prej shumë kohësh. Është tentuar nga qeveritë e mëparshme dhe gjithmonë ka ngecur si rezultat i presioneve dhe mungesës së dëshirës së të tjerëve për ta kuptuar deri në fund pse-në e kësaj lëvizje të rëndësishme. Për të kuptuar se Shqipëria është një rast krejt i veçantë. Ka hyrë në ekonominë e tregut e fundit në Europë dhe ka ardhur në rrugën e çlirimit nga prangat e diktaturës komuniste prej një shtegu tërësisht unikal. Një vend i izoluar totalisht i prapambetur, i asfiksuar në një hapësirë fare të vogël ku ndër të tjera propaganda e përditshme gati gjysmë shekullore ka përsëritur se dy armiqtë më të mëdhenj të popullit e njeriut në botën kapitaliste janë bankat dhe taksat. Një larje truri e paimagjinueshme që ka sjellë si pasojë që edhe në periudhën e çlirimit nga izolimi dhe prangat e të shkuarës shqiptarët të jenë shumë skeptikë në fazën parë të kësaj periudhe si ndaj taksave edhe ndaj bankave”, tha ai. Rama tha se “ne mbajmë rekordin negativ si vendi ku banka e parë private është hapur e fundit fare me diferencë të madhe vitesh nga gjithë Europa dhe ku paraja ‘cash’ ka qenë masivisht e përdorur”.https://ata.gov.al/2022/12/18/rama-shqiperia-vendi-me-sasine-me-te-madhe-te-parase-cash-ne-qarkullim-ne-europe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments