Tryeza bashkoi përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe bizneseve amerikane, të cilët diskutuan mbi mundësitë e reja të investimeve në sektorë strategjikë si energjia, turizmi, teknologjia dhe shërbimet profesionale. U theksua potenciali i tregut shqiptar, procedurat e thjeshtuara për biznesin dhe shërbimet 100% online.

Përfaqësuesit e bizneseve amerikane dhanë rekomandime për përmirësimin e klimës së investimeve, duke theksuar nevojën për harmonizim ligjor me BE-në, rritje të transparencës, konsultime publike më efektive, luftë kundër korrupsionit dhe modernizim të sistemit të regjistrimit të bizneseve.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me rreth 140 kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investime të reja.