Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëria synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë të BE

Shqipëria synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë të BE

Shqipëria synon përshpejtimin e përafrimit të legjislacionit me BE-në në kuadër të procsit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në drejtimin e zëvendëskryetarit, Blendi Klosi, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme. Komisioni mori në shqyrtim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”. Të ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj dhe Ardita Mele, zv. drejtoreshë e Akreditimit. Zëvendësministri i Financave, Yzeiraj, gjatë fjalës së tij deklaroi se, “projektligji në fjalë synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian në përputhje me masën prioritare të pikës qëllimi parësor integrimi europian ku përcaktohet se Shqipëria synon zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”. Relatori i çështjes, Lavdrim Krashi, nënvizoi se, “arsyeja përse vjen ky projektligj është përmirësimi pasi nuk ka përputhshmëri me BE-në”. Sipas tij, kërkesë e gjithë shqiptarëve është që integrimi i Shqipërisë në BE të jetë një proces sa më i shpejtë. “Përmirësimi i këtij ligji ekzistues është detyrë e jona dhe përafrimi me legjislacionin e BE do të ofrojë mundësinë që të kemi sistem të vlerësimit të konformitetit në procesin e akreditimit, duke siguruar paanshmëri, konkurrencë të ndershme dhe luftimin e konfliktit të interesit sa i përket standardeve për të cilat të gjithë punojmë”, deklaroi Krashi. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligji në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments