Konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), mblodhi përfaqësues të lartë qeveritarë, ekspertë dhe institucione ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat dhe politikat më të mira për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Kjo është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e kësa konference.
UNCTAD, si një nga organet kryesore të OKB-së, promovon zhvillimin e qëndrueshëm, integrimin e vendeve në zhvillim në ekonominë globale, dhe politika gjithëpërfshirëse tregtare në funksion të mbrojtjes së konsumatorit.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin institucional për forcimin e mekanizmave kombëtarë për mbrojtjen e konsumatorit, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare