Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShqipëria pika kryesore turistike në verën e 2023

Shqipëria pika kryesore turistike në verën e 2023

Pavarësisht sulmeve ksenofobike të konservatorëve të Britanisë së Madhe ndaj emigrantëve shqiptarë, Shqipëria është kthyer në një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë, duke ofruar festivale si, “Kala” dhe ION, akomodime të lira dhe plazhe të mrekullueshme, shkruan “The Face”. Sa më shumë t’i referohesh një destinacioni si një vend krejtësisht i ndryshëm, aq më shumë do të bëhet një pikë e nxehtë turistike . Rasti në fjalë? Së fundmi Shqipërisë i është referuar si, Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme, e cila po gëzon një rritje të madhe të numrit të turistëve. Edhe nëse nuk keni qenë kohët e fundit në Shqipëri, me siguri i keni parë pamjet në internet. Për ne që navigojmë, “Toka e Shqiponjave” është shpërndarë kudo në rrjete kohët e fundit. Të gjithë, me sa duket, kanë bërë banjo dielli në plazhet e saj me rërë, janë zhytur në ujërat e paeksploruara dhe kanë kërcyer në festivalet e saj. Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në 3,3 milionë, ku 120 000 prej vizitorëve ndërkombëtarë ishin nga Britania e Madhe. Megjithatë, së shpejti parashikohet që vendi të vizitohet nga miliona turistë britanikë. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për dekada me rradhë, Shqipëria i ndaloi hyrjet. Vendi më i izoluar në Evropën Lindore, kombi ballkanik nuk i hapi dyert deri në fund të viteve ’80, duke ekzistuar si një shtet komunist i mbyllur për pjesën tjetër të botës. Kur lideri i saj stalinist Enver Hoxha vdiq në vitin 1985, turistët filluan të vërshonin drejt vendit, por jo me një ritëm të shpejtë, deri në vitin 1989 ku vetëm 10 000 njerëz në të gjithë globin shkonin në Shqipëri çdo vit. Mbërritjet filluan të rriteshin në fund të viteve ’90, kur industria evropiane e turizmit filloi të zbulonte potencialin e Shqipërisë për të konkurruar në Mesdhe. Megjithëse vendi ende përballej me ndërprerje të energjisë elektrike, probleme me ujin e papijshëm dhe ujërat e zeza, në vitin 2003 Ministria e Turizmit vendosi të shkatërronte ndërtesat për të zbukuruar plazhet dhe për të riemërtuar kombin. Shtatë vjet më vonë, Shqipëria ishte vendi më i mirë për t’u vizituar sipas “Lonely Planet”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments