Shqipëria është pjesë e këtij programi që nga viti 2013 dhe ka përfituar ndjeshëm nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe modernizimit të administratës doganore.

Marrëveshja e re, theksoi Malaj, parashikon një kontribut financiar prej rreth 164 mijë euro deri në vitin 2027, i cili është tashmë i parashikuar në buxhetin e Administratës Doganore.

“Ky projektligj, përveç përfitimeve në rritjen e kapaciteteve si në zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, adresimin efikas të sfidave të përbashkëta, si antikontrabanda, mashtrimet doganore apo shkelje të tjera të lidhura me tregtinë, sjell edhe një angazhim financiar të matur dhe të justifikuar. Deri në fund të vitit 2027, vlera e kontributit financiar të Shqipërisë është 164,385 euro, e ndarë në:160,584 euro si kontribut operacional, që mbulon kostot e pjesëmarrjes në aktivitetet e programit, dhe 3,801 euro si tarifë e pjesëmarrjes, e cila përfaqëson një përqindje të caktuar të buxhetit operacional”, tha Malaj.

Sipas tij, kjo marrëveshje mbështet përpjekjet e Shqipërisë për përmbushjen e standardeve të BE-së dhe modernizimin e administratës publike, duke përforcuar integrimin evropian të vendit.