Shqipëria, përfituese nga paketa 87,7 milionë euro e BE-së për investime në energji

0
2

Nga ky fond Shqipëria do të përfitojë për investime në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike, konkretisht për digjitalizimin e nënstacioneve, për rritjen e kapaciteteve dhe uljen e humbjeve të energjisë.

Po ashtu fondet do të përdoren në HEC-in e Fierzës për përmirësimin e pajisjeve dhe sistemeve për sigurimin e funksionimit afatgjatë.

Gjithashtu do të investohet edhe në linjën ajrore të transmetimit Rrashbull-Unaza e Tiranës, në kuadër të zgjerimit për plotësimin e kërkesës dhe përmirësimin e sigurisë energjetike.

“Pas lajmit të mirë nga Belshi, vjen edhe një tjetër zhvillim pozitiv për rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.