Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë kësaj fundjave dhe në fillimin e javës që vjen, edhe pse nuk do të mungojnë vlerat negative në disa qytete malore. Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se moti do të jetë kryesisht i kthjellët, teksa theksoi se në disa rrugë do të ketë ngrica dhe akull dhe apeloi për kujdes nga ana e shoferëve. “Temperaturat e ajrit kanë pësuar tjetër rritje. Për ditën e shtunë do të kemi tjetër rënie të tmeperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë 13 gradë Celsius. Dita e diel sjell rritje të temperaturave, në mëngjes dhe në mbrëmje mbeten në vlera negative. Do të kemi interval të gjata kthjellimesh dhe orë të gjata me diell, por edhe vranësira gjatë mbrëmjes. Do të kemi ngrica në akset rrugore në zona që kanë prezente lagështirën në rrugë. Temperaturat me minus do të sjellë akull dhe duhet pasur kujdes për sa i përket drejteuseve të mirë. Fillimi i javës tjetër parashikohet të sjelli rritje të temperaturave të ajrit”, tha Osmani. /vizionplus.tv
Home PARASHIKIMI MOTIT Shqipëria “ngrin” këto ditë, merrni masat/ Parashikimi i motit nga Hakil Osmani