Hakil Osmani nga MeteoAlb në një intervistë në Ora Neës u shpreh se reshjet në vend do fillojnë të kenë rënie të intensitetit.

Osmani: Reshjet dita ditës do të fillojnë të kenë rënie të intensitetit të tyre që në orët e pasdites dhe mbrëmjes së sotme.

Ditën e martë dhe të mërkurë vranësirat do të vazhdojnë të jenë prezente me reshje të pakta dhe të izoluara dëbore vetëm në zonat e thella malore.Në vijim do të kemi një mot më të qëndrueshëm.

Përsa i përket ditës së enjte edhe në vijim të paktën edhe përgjatë fundjavës ka sinjale se porthuajse i gjithë territor shiptar të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Kjo do të thotë se do të kemi intervale me kthjellime dhe kalime të vranësirash.

Nuk pritet të kemi prezente sërish reshje për të paktën 3-4 ditë reshje në territorin shqiptar.