Sipas MeteoAlb: Një masë e ftohtë POLARE po futet drejt Ballkanit duke kushtëzuar motin edhe në territorin tonë; Për pasojë; bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu NDERSA në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të nisin reshjet e dëborës; Më të dendura në skajin verior dhe verilindor të vendit; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të dominohen nga reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin; kjo situatë amtosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremle ditore duke u luhatur nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 17°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.



